
Kategoria Superiore është projektuar për të rinisur të mërkurën e 3 qershorit, pas ndalesës prej afro 3 muajsh për shkak të Covid-19. ABC News ka publikuar edhe axhendën e dy javëve që vijnë në Superligë, konkretisht ajo e 27 dhe 28, ndërsa bi në sy se Partizani do të zhvillojë dy ndeshje nën dritën e projektorëve në shtëpi.
Të gjitha ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 17:30, me kryesuesit e Tiranës që do të ndeshen në dy transferta delikate, atë ndaj Bylis në Ballsh dhe Luftëtarit në Gjirokastër.
Axhenda, Kategoria Superiore:
Java 27, 3 qershor
Ora 17:30
Kukësi vs Luftëtari
Flamurtari vs Vllaznia
Bylis vs Tirana
Laçi vs Teuta
Ora 20:00
Partizani vs Skënderbeu
Java 28, 7 qershor
Ora 17:30
Luftëtari vs Tirana
Bylis vs Teuta
Laçi vs Vllaznia
Flamurtari vs Skënderbeu
Ora 20:00
Partizani vs Kukësi