Partizani nuk ndalet në merkato, pasi së fundmi ka siguruar shërbimet e një mesfushori të talentuar nga Gambia. Pas lojtarëve të suksesshëm si Maguette, Matondo, Binstouka apo Mba, një lojtar nga Gambia do t’i bashkohet “Demave”.
Sipas shtypit të shkruar, Bailo Bah do të transferohet tek Partizani, por nuk do të luajë për ekipin e parë. Mesfushori i qendrës do të aktivizohet me ekipin e dytë, stërvitjen do ta kryejë me ekipin e parë.
Përsa i përket rangut të kombëtareve, Bah është pjesë e kombëtares së Gambia u-20. Së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Hawks Banjul, ekip me të cilin ra dhe në sy për aftësitë e tij.
[caption id="attachment_709133" align="alignnone" width="269"] Mesfushori nga Gambia, Bailo Bah[/caption]