Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani i Abilaliajt në ‘gjurmët’ e ‘Demave’ të Gegës

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani i Abilaliajt në ‘gjurmët’ e ‘Demave’

Partizani është skuadra më në formë e futbollit shqiptar. Të kuqtë po shkëlqejnë në javët e fundit që korespondon me largimin e Zekic dhe zbritjen në stol të Arbër Abilaliajt. Drejtori veshi kostumin e trajnerit për herë të parë në derbi dhe e nisi në mënyrën më të mirë me një fitore spektakolare në minutën e fundit.

Të njëjtën bëri edhe në 4 ndeshje pasardhëse duke e rikthyer skuadrën në krye sëbashku me Egnatian, por me një ndeshje të prapambetur të cilën nëse e fitojnë ndaj Teutës do të marrin kreun të vetëm.

5 fitore rradhazi është një arritje jo pak e vogël në futbollin shqiptar. Saktësisht te Partizani, ky rekord pozitiv mungonte prej plot 5 vitesh. Edhe në atë rast ishte viti i titullit me skuadrën e Gegës që nuk kishte rival.

Sfida e rradhës për Partizanin është të hënën ndaj Vllaznisë në ‘Arenën e Demave’ dhe mbetet të shihet nëse ky rekord do të thellohet apo do të ndërpritet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga