Partizani përforcohet në prapavijë në momentin e duhur. Klubi i kuq ka siguruar shërbimet e mbrojtësit nigerian Alma Abbo. Lojtari ka firmosur për një vit.
Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.
“ZYRTARE
ALMA ABBO WAKILI, VISHET I KUQ
Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin nigerian Alma Abbo Wakili. 21-vjeçari i cili vjen nga Shkëndija e Tetovës, ka firmosur sot me të kuqtë një kontratë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Wakili i cili luan në rolin e mbrojtësit të majtë do ti bashkohet skuadrës të martën në seancën e radhës stërvitore.”