
Partizani ka nisur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ku po zhvillon stërvitje intensive për tu përgatitur për pjesën e mbetur të kampionatit.
Ndërkohë nga ana tjetër, drejtuesit e klubit të "demave" po punojnë për afrimet e reja. Një prej tratativave më të fundit është ai i shqiptarit, që luan Kombëtarja e Maqedonisë.
Agim Ibrahimi është vëzhguar nga drejtuesit e kuq për ta sjellë në Superligë në merkaton e janarit.
Ai është sulmues, 28-vjeç, ka luajtur dhe me disa klube të huaja. Ka qenë pjesë e kampionëve të Kazakistanit, Astana, ejt. Ndërkohë që për të Ibrahimin ka shfaqur interes dhe Shkëndija e Tetovës, ndaj nga ana e Partizanit kërkohet një përshpejtim i procedurave në rast se nuk kërkon të humbasë sulmuesin e Maqedonisë.