Andi Hadroj ishte një nga lojtarët që ka shkëlqyer këtë sezon me fanelën e Partizanit. Mbrojtësi me shumë gjasa do të largohet nga demat pasi interesimet për të nuk mungojnë. Drejtuesit kërkojnë të përfitojnë nja shitja e tij dhe janë të hapur të presin ofertat.
Gjithësesi te skuadra kryeqytetase nuk rrinë duarkryq, pasi duan fillimisht të gjejnë zëvendësuesin e tij. Në “orbitën” e të kuqve ka rënë lojtari i Vllaznisë, Geralb Smajli. Mbrojtësi që luajn me këmbën e djathtë pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit të cilët do të tentojnë transferimin e tij gjatë kësaj merkatoje.
Por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë. 21-vjeçari ka kontratë afatgjatë me shkodranët, saktësisht deri në vitin 2026. Kjo ia vështirëson punën demave, pasi e vetmja mënyrë për të siguruar shërbimet e tij është blerja e kartonit përfundimisht nga kuqeblutë.
Por për të vështirësuar akoma më shumë këtë operacion kanë menduar Tirana e Egnatia që gjithashtu janë të interesuara për mbrojtësin. Ditë të “nxehta” pritet të vijnë për Smajlin në këtë merkato, me të ardhmen e tij që endet në aksin Tiranë- Shkodër-Rrogozhinë.
[caption id="attachment_696003" align="alignnone" width="1620"] Geralb Smajli - Vllaznia[/caption]