Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani gjen "big-ët" e Europës, me fat Laçi dhe Vllaznia, Teuta rrezikon Prishtinën

Shkruar nga NEWSPORT

Në 13:30 u hodh në Nyon të Zvicrës shorti për turin e dytë kualifikues të Conference League. Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët nëse fitojnë ndeshjet në turin e parë.

Partizani do përballet në turin e dytë me Basel, gjigantët e Zvicrës. Të pafat "Demat" që kanë gjetur një ekip si Basel, ku bëjnë pjesë Abrashi dhe Xhaka. Vllaznia, nëse kalon në turin e parë Sirokli Brijeg do luajë me Limasol të Qipros.

Laçi gjen Universita Craiova, ndërsa fituesi i Shkupit dhe Llapit luan me Santa Clara. Feyenoord do jetë kundërshtari i Decic ose Dritës, ndërsa CSKA Sofie për fituesin e Struga ose Liepja.

Shkëndija nëse humbet në përballjet Champions do luajë me njërën mes Malmos dhe Rigës, ndërsa Teuta rrezikon Prishtinën nëse durrsakët eleminohen në Champion League.

Ndeshjet e turit të dytë luhen në 22 dhe 29 korrik.

Shorti për turin e dytë:

Basel (Zvicër) vs FC Sfintul Gheorghe (MDA) / Partizani

AEL LImasol (Qipro) vs Sirokli Brijeg / Vllaznia

Universitae Craiova (Rumani) vs Laçi / Podgorica

Shkupi / Llapi vs Santa Clara (POR)

Decic / Drita vs Feyenoord

CSKA Sofia (BUL) vs Struga / Liepaja

Ndeshjet e turit të parë: 8 / 15 korrik:

NK Siroki Brijeg (Bosnjë) - Vllaznia

Decic - Drita

FC Sfintul Gheorghe (MDA) - Partizani

Shkupi - Llapi

Laçi - Podgorica

Struga - FK Liepaja

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga