
Skuadra e Partizanit ka nisur sot përgatitjet në prag të takimit të radhës ndaj Tiranës i vlefshëm për javën e 31 të Kategorisë Superiore.
Traineri Starova dhe Stafi teknik kanë vijuar stërvitjen, kjo edhe si pasojë e përballjes ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet të premten.
Seanca e mbajtur sot në orën 12:00 në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” të Pezës, është zhvilluar e ndarë në dy grupe.
Për titullarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Teutës është aplikuar një program i veçantë , ndërsa pjesa tjetër e grupit ka vijuar normalisht seancën stërvitore.
Për sfidën ndaj Tiranës traineri Starova do të ketë në dispozicion të plotë grupin, pasi nuk do të vuaj skualifikime lojtarësh. Përgatitjet do të vijojnë të martën me seancën e radhës në orën 14:00.