
Jasir Asani, shkupjani që në janar u huazua nga Partizani te AIK Stockholm ende nuk e ka vendosur nëse do kthehet në Shqipëri, apo klubi sudez do paguaj klauzolën te kampionët e Shqipërisë.
Nga Suedia, kampioni i "Demave" kërkon qëndrimin te AIK, duke treguar se është përshtatur me futbollin skandinav, edhe pse e ka marrë malli për Tiranën dhe tre vitet e kaluara te Partizani. Në fund edhe një mendim për vajzat suedeze.
"Gjendja është shumë mirë, nuk ka problem dhe do fillojnë ndeshjet me tifozë në Suedi", thotë si fillim Jasir Asani për Fun Zone .
Kontrata deri në qershor, e ardhmja? Sot do flas me menaxherin dhe të hënën do e kem një përgjigje. Kam folur me stafin këtu dhe më pëlqejnë. Kam dhënë maksimumin, besoj se do qëndroj te AIK. Bisedimet besoj se do shkojnë mirë.
Klauzola? Besoj që do paguajnë për të qëndruar këtu. Them se bisedimet do shkojnë mirë, që çdo palë të jetë e kënaqur.
Tifozeria? Kur shkova në fillim te Partizani, presioni ka qenë i madh edhe nga tifozët. Do ishte vështirë që të dilnim kampion me stadiumin bosh, kjo është një situatë ndryshe. Mendoj se mund të luhet pa tifozë por gjendja nuk do jetë kjo, nuk do ketë motivim. Kampionatin e fituam me tifozë jashtë edhe brenda.
Mënyra e jetesës dhe femrat suedeze? Suedezet janë të ftohta (qesh). Më mirë se shqiptaret nuk ka. Më ka marrë malli për Tiranën më shumë se për Shkupin", përfunon Asani.