Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani dhe Tirana në Kupat e Europës, ky është numri zyrtar i biletave të shitura

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani dhe Tirana në Kupat e Europës, ky është numri

Partizani dhe Tirana janë dy nga 4 skuadrat shqiptare që do të luajnë në Europë. Demat në mbrëmje do të sfidojnë Bate Borisov në “Air Albania” duke nisur që nga ora 20:45. Kjo sfidë është e vlefshme për turin e parë të Champions League.

Ndërkohë po në “Air Albania” dy ditë më pas do të luajë Tirana. Në orën 20:00 të së enjtes bardheblutë do të presin Dinamo Batumin, takim i vlefshëm për turin e parë kualifikues të Conference League.

Të dyja skuadrat kryeqytetase synojnë fitoren në këtë sfida për të shpresuar më pas te një kualifikim në turin tjetër. Gjithsesi të kuqtë dhe bardheblutë kanë dhe një “luftë” në distancë se cila do të mbushë më shumë shkallët e stadiumit.

“Newsport.al” ka mësuar se cili ëhstë numri zyrtar i biletave të shitura të Partizanit dhe Tiranës. Vetëm pak orë para sfidës në mbështetje të skuadrës së Zoran Zekic janë shitur 5000 bileta deri tani.

Ndërkohë nga ana tjetër deri tani janë shitur 2860 bileta për bardheblutë. Numër ky që pritet të jetë më i lartë, pasi tifozët kanë edhe 2 ditë kohë për të siguruar biletën e tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga