Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani “blindon yjet”, gati rinovimi me lojtarin e “Ludogorets” dhe provokatorin e derbit

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani “blindon yjet”, gati rinovimi me lojtarin e

Partizani po planifikon të rinovojë me dy yjet e skuadrës, Arinaldo Rrapajn dhe Tedi Carën. Mesfushori vlonjat ishte “i larguar” në merkaton e janarit teksa supozohej se Ludogorets kishte paguar 200 mijë euro të klauzolës së tij. Më pas transferimi nuk erdhi dhe u përfol për një huazim sërish te Partizani deri në fund të sezonit.

Mirëpo, lojtari është plotësisht i kuq dhe mes Partizanit dhe bullgarëve ka vetëm një marrëveshje verbale. Me kontratën që i skadon vitin tjetër, klubi do të provojë ta bindë për nëj rinovim për të ndërtuar një ekip të denjë për trofe.

E njëjta do të ndodhe edhe me sulmuesin kavajas. Me Carën pritet të jetë më pak e komplikuar dhe jo aq urgjente. Kontrata i skadon në 2025-ën por një kontratë e re më pagë më të madhe është në horizont të drejtuesve që ashtu si Skuka presin ta shesin në të ardhmen.

Cara, hero në derbi me golin e tij që zgjoi jo pak reagime, do të qartësohet më shumë për këtë vendim pasi në ndeshjet e fundit është gjendur mes stolit dhe minutave në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga