
Eroz Grezda u kthye në një objektiv për Partizanin në këtë merkato. Ardhja e Zoran Zekic ka lehtësuar punën për transferimin e sulmuesit të kombëtares në kryeqytet, pasi palët njihen që në kohën kur sulmuesi luantë te Osijek dhe kroati ishtë trajner.
Grezda dhe të kuqtë tashmë do të bashkojnë forcat për sezonin e ri pasi palët kanë arritur marrëveshjen. Sipas burimeve të siguruara nga “Newsport.al” bëhet e ditur se zyrtarizimi i lojtarit pritet të bëhet ditën e sotme.
Lojtari ndodhet në ambientet e klubit në kryeqytet dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi. Grezda do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për të kuqtë para sfidave të Champions League dhe për sezonin e ardhshëm.
Poll