Është mbyllur faza e dytë e Kategorisë Superiore dhe skuadrat kanë nisur të mendojnë për merkaton e janarit dhe lojtarët që do të afrojnë në merkato. I pari ishte skuadra e Kukësit që deri me tani ka zyrtarizuar Rrocën dhe është në pritje të Shkurtaj nga Luftëtari. Nuk ngelet pas as Partizani që ka bërë goditjen e parë në merkato.
Bëhët fjalë për mesfushorin Dilaver Duka i cili ka një ekperienc të gjatë në futbollin amerikan me skuadra si Nju Jork Red Bull, Montreal dhe Impakt Chikago. 29 vjeçari është një njohje e vjetër e trajnerit Gega dhe për këtë arsye do të nis një provë te skuadra e kuqe, nëse do ta kalojë me suksese do të bëhët pjesë e klubit. Është vet drejtori i Partizanit që konfirmon afrimi e Dukës në skuadër në emisionin e dieshëm në “SuperSport”.