Të kuqtë kanë zyrtarizuar para pak çastesh një goditje vërtet të madhe. Ata kanë rinovuar me sulmuesin Xhevahir Sukaj, i cili do të mbajë fanellën e kuqe edhe sezonin e ardhshëm. Merr fund kështu kjo telenovelë me një fund të gëzuar për gjithë tifozët e skuadrës së madhe kryeqytetase. Shkodrani u përfol për një kalim në Malejzi, por tani nuk ka më asnjë dyshim, sepse ai i ka dhënë besën sërish presidentit Gaz Demi. Një lëvizje e rëndësishme për Partizanin, që po përgatitet për përfaqësimin në Europa League.