Partizani pritet të prezantojë sot Mathew Boniface. Ish-sulmuesi i ekipit kosovar të Trepça ’89, i cili u bë i njohur në verë kur u afrua te Skënderbeu, është afrimi i parë i të kuqve për këtë merkato vere.
Sulmuesi afrikan me shumë gjasa do të prezantohet ditën e sotme. Pas largimit të Ben Azubel, Partizani rikuperon radhët në repartin e avancuar.
Boniface do të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit që do të udhëtojë drejt Antalias më 5 janar, vend ku të kuqtë do të zhvillojnë fazën përgatitore.
