Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani "all in" ndaj Bylisit, të kuqtë nisin përgatitjet për mallakastriotët

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani "all in" ndaj Bylisit, të kuqtë nisin

Partizani do të luajë të dielën kundër Bylisit, në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Të kuqtë kanë zbritur sot në fushë duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Atmosfera në skuadër është përgjithësisht e mirë, teksa për takimin e radhës trajneri kryeqytetas ka në dispozicion të gjithë futbollistët. Përmes një postimi në kanalin zyrtar të klubit të Partizanit shkruhej:

"Skuadra ka vijuar me përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Bylis i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Në kompleksin sportiv "Football Republic" grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e programuar stërvitore në orën 11:30. Traineri Ilir Daja ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët duke punuar me kontigjentin e plotë. Gjendja fizike e skuadrës paraqitet optimale dhe për përballjen ndaj Bylis nuk ka asnjë lojtar të skualifikuar. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 11:30".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga