
Një paradoks interesant për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë janë ndoshta në momentin më të mirë të historisë duke fituar grupin e kualifikueseve e duke siguruar për herë të dytë një biletë në finalen e Euro 2024.
Suksese historikë që dikur shiheshin në ëndrrat më të çmendura, mirëpo ky sukses nuk “hipotekohet”. Pavarësisht kësaj, Shqipëria vijon të zbresë në renditjen e FIFA-s, një rënie që ishte prezent edhe gjatë kualifikueseve.
Dy humbjet e fundit në miqësore do të ndikojnë përsëri teksa në përditësimin e rradhës të FIFA-s, pritet që të humbasim dy vende të tjera, nga vendi 64-të në të 66-tin në renditjen globale. Ndërsa, në atë Europiane do të jemi të 30-tët.
Për ekipet finaliste të Euro 2024 nuk do të jem itë fundit teksa është Gjeorgjia që mban vendin e 75-të globalisht dhe të 36-tin në Europë.