
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Maqedonisë dhe Anglisë. Ajo që bie në sy është përfshirja në listë e mesfushori të United, Juan Mata. Kujtojmë që Mata në ndeshjet e fundit nuk ishte ftuar nga tekniku i spanjollëve, ndërsa për dy ndeshjet e radhës pritet të jetë gati.
Lojtarët e ftuar:
Reina (Napoli), De Gea (Man. Utd), Asenjo (Villarreal); Nacho (Real Madrid), Bartra (Borussia Dortmund), Iñigo Martínez (Real Sociedad), Azpilicueta (Chelsea), Monreal (Arsenal), Carvajal (Real Madrid), Escudero (Sevilla), Sergi Roberto (Barcelona); Ander Herrera (Man. Utd), Busquets (Barcelona), Koke (Atlético), Isco (Real Madrid), Thiago (Bayern), Silva (Man. City), Mata (Man. United), Lucas Vázquez (Real Madrid), Callejón (Napoli), Vitolo (Sevilla); Costa (Chelsea), Nolito (Man. City) and Aduriz (Athletic).