Pas eleminimit të Spanjës nga Italia në ndeshjet eleminatore të Europianit, u duk se situata nuk ishte fare e mirë për protagonistët e skuadrave. Iker Casijas, për shumë kohë kapiteni i spanjollëve nuk u aktivizua asnjë minutë nga trajneri Del Bosque. Edhe pse për portierin ku ishte shansi i fundit të luante në një Europian duke pasur parasysh moshën e tij.
Nga ana tjetër Del Bosque e ka pranuar për mediat problemin midis të dyve edhe pse u shpreh se nuk ka asgjë të pazgjidhshme. Më në fund vjen konfirmimi nga ana e të dyve, ata janë sërisht bashkë në krahët e njëri tjetrit në foto. Ai ka thurur lavde për teknikun duke thënë se s’mund të hidhnin poshtë 25 vitet e tyre të njohjes, dhe se do të kenë shumë vite përpara së bashku.