
Paraqitja tejet e dobët e Argjentinës në këtë Botëror ka lënë të pakënaqur shumë tifozë. Gjithsesi tashmë që gjithçka ka përfunduar duket se ka ardhur momenti i analizës nga çdo lojtar dhe stafi teknik.
Mesfushori i Juventus Paolo Dybala është lojtari i rradhës nga kampi "albiceleste" që jep versionin e tij për këtë paraqitje të amerikano-latinëve. 24-vjeçari në një postim në rrjetet sociale shprehet i keqardhur për atë që ndodhi, por gjithsesi ai falenderon të gjithë ata që e mbështetën atë dhe kombëtaren në tërësi në këtë rrugëtim.
"Kjo ishte pjesëmarrja ime e parë në një Kupë Botë, një emocion i madh dhe një keqardhje nga ajo që ne të gjithë prisnim. Gjithsesi, dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë ndjekur dhe mbështetur që nga momenti i parë e deri në fund. Ata që na kanë përkrahur nga shtëpia, sheshet, shkolla apo vendet e punës. Para Argjentina!"- ka thënë Dybala.
Dybala u aktivizua shumë pak në Botëror, duke mos u preferuar nga trajneri Sampaoli, ndonëse ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të momentit.
[gallery columns="1" size="full" ids="253733"]