Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pamje emocionuese/ Sportëdashësit korçarë në mbështetje të vajzave të volejbollit, plot 3000 tifozë mbushin shkallët e pallatit të sportit

Shkruar nga NEWSPORT
Pamje emocionuese/ Sportëdashësit korçarë në

E si mund të mos shkruash pozitivisht kur sheh një pallat sporti mbushur plot me tifozë? Pamje që të japin emocion të madh, për të gjithë ata që janë sportdashës, e që i shohim të tilla plot pas 35 vitesh.

Janë vajzat e volejbollit të Skënderbeut të drejtuara nga trajneri Orlando Koja, që u hodhën dje në tapet përballë Partizanit, ato që detyruan publikun e gjerë korcar, plot 3000 të tillë të mbushnin shkallët e Pallatit të Sportit “Tamara Nikolla” në këtë qytet.

Turma entuziaste e tifozerisë mbështeti për gjatë gjithë lojën vajzat korçare që arritën të mundin Partizanin në këtë ndeshje në rezultatin 3 me 1, duke pritur kështu sfidën që do të zhvillohet ditën e premte në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku Skënderbeu kërkon të fitojë kampioatin e volejbollit të vajzave për të dytin vit radhazi.

Nuk është rastësore performanca kaq e mirë e vajzave të volejbollit të Skënderbeut, por edhe ekipeve të tjera duke përfshirë Partizanin, Tiranën apo Vllazninë. Ekipet kanë investuar tek lojtaret, duke sjellë edhe lojtare të huaja, por janë rritur edhe investimet në këtë sport.

Që nga koha kur në Tiranë, Dinamo bënte historinë me trajnerin Kreshnik Tartari apo edhe kur gocat korçare drejtoheshin nga Pandi Gëllçi, një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë. Ky është viti i tifozerisë së mrekullueshme të volejbollit, e ndaj për këtë duhet inkurajuar dhe përshëndetur.

Deri tani, ekipi i volejbollit të vajzave korçare ka fituar tre trofe; Kupën Pavarësia, Ligën Gjergj Kastrioti dhe Ligën e Shqipërisë ku u rikthyen pas plot 45 vitesh në fitimin e titullit.

Tani presin të ecin përpara për të fituar kampionatin për të dytin vit radhazi. Duhet thënë se pagesa e ekipit të volejbollit të vajzave kryhet tërësisht me financimin e Bashkisë Korçë.

[gallery jnewsslider="true" ids="689932,689933,689934,689935"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga