
Roma do të sfidojë Veronën në mbrëmjen e sotme duke nisur që nga ora 20:45. Një sfidë ku verdhekuqtë do të kërkojnë 3 pikët për të qenë në garë për një vend në zonën Champions.
Por pak orë përpara kësaj sfide, Jose Mourinho ka marrë lajmin e “hidhur”. Një nga sulmuesit kryesore të skuadrës është dyshim të madh për të luajtur këtë përballje.
Tammy Abraham pritet të jetë një mungesë e madhe. Mediat italiane raportojnë se lojtari është në gjendje gripale dhe kjo ia vështirëson pjesmarrjen në këtë sfidë, pasi gjendja e tij nuk është optimale.
Nëse sulmuesi anglez nuk ia del me shumë gjasa do të jetë Belotti që do të marrë një fanellë titullari. Kujtojmë se mungojnë edhe Dybala dhe Pellegrini, ndërsa “dhimbjet e kokës” për trajnerin portugez janë shtuar.