Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Padi të reja dhe largime, FLAMURTARI "prek fundin"

Shkruar nga NEWSPORT
Padi të reja dhe largime, FLAMURTARI "prek fundin"

Flamurtari renditet në vendin e fundit të Kategorisë Superiore dhe në 19 takimet e këtij viti nuk e ka shijuar fitoren. 13 humbje dhe 6 barazime i mbajnë vlonjatët në kuotën e gjashtë pikëve, ndoshta në vitin më të errët në historinë e klubit.

Kuqezinjve iu janë larguar më shumë se 10 lojtarë nga nisja e sezonit, si shkak i borxheve dhe pagesave të prapambetura. Bllokimi i merkatos nga UEFA ka bërë që lojtarët e afruar në janar të mos federohen pranë FSHF-së, duke shtuar problemet në klub.

Ditët e fundit, për të gjitha këto arsye është larguar mbrojtësi Jorgos Sarris. Greku edhe më herët ka dashur largimin, teksa së fundmi nuk është paraqitur në seancat stërvitore. Një tjetër "firo" është Elian Çelaj, me fantazistin 20 vjeçar që nuk ka gjetur hapsirat e duhura gjatë këtyre javëve në Kategorinë Superiore.

Flamurtari do të zhvillojë sot në orën 14:00 ndeshjen e Kupës kundër Vllaznisë në transfertë, me drejtuesit që kanë marrë një tjetër goditje. Ish-mbrojtësi Artim Pollozhani duket se ka kërkuar rrogat e prapambetura nga klubi, duke bërë një padi pranë FSHF-së. Aktualisht lojtari luan me Skeënderbeun dhe është titullar i padiskutueshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga