
Te Kukësi kurrsesi nuk mund të kalohet lehtë humbja në shtëpi ndaj Kamzës. Përveç presidentit Safet Gjici, të vështirë e ka dhe trajneri Peter Pacult të harrojë ato tre pikë të humbura në shtëpi një javë më parë.
Nisur nga kjo, trajneri ka vendosur të mos bëjë shumë pushime pas ndeshjes së Kupës edhe pse lojtarët ndihen disi të lodhur. Pakult, ka nxjerrë dje në fushë të gjithë, përfshi këtu dhe dy lojtarët që aktualisht janë të dëmtuar, bëhet fjalë për Ylli Shametin dhe Albi Allën.
Që të dy i janë bashkuar grupit ditën e djeshme për pak minuta, më pas kanë vijuar me një program personal seancën stërvitore. Edhe pse është i sigurt fakti që të dy lojtarët në fjalë nuk do mund të zbresin në fushë ndaj Partizanit dhe Laçit, Pacult i ka "detyruar" këta të fundit t'i bashkohen grupi edhe pse për vetëm pak minuta.