Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Paçka luhatjeve, luajmë me Kukësin", Orges Shehi zbulon të pezulluarin për shkaqe disiplinore: Do jetë ndryshe nga Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
"Paçka luhatjeve, luajmë me Kukësin", Orges Shehi

Tirana luan nesër me Kukësin në transfertë. Sfida e orës 16:00 në Elbasan Arena është komentuar edhe nga trajneri Orges Shehi. Numri një I bardhebluve kërkon përqëndrim, teksa ka shpjeguar se Danso është mungesë prej shkaqeve disiplinore.

"Ka nisur faza e fundit, por ne duhet t'i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos shohim shumë larg, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivin tonë.

Luajmë përballë një kundërshtari si Kukësi, që pavarësisht vështirësive që ka hasur këtë sezon, ka një organikë të mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment, ndaj duhet të kemi vëmendjen e duhur ndaj këtij kundërshtari.

Skuadra ka punuar shumë mirë dhe grupi ka qenë i plotë në dispozicion. Jemi në formë të mirë dhe pres që të bëjmë një 90-minutësh dinjitoz përballë Kukësit. I vetmi që do të mungojë është Danso për shkaqe disiplinore.

Ndeshjet ndryshojnë nga një kundërshtar te tjetri dhe nëse Skënderbeu u ngjesh mbrapa për të marrë një pikë, nuk besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kukësin. Ndaj verilindorëve pres një ndeshje tjetër, ku edhe sulmuesit do të kenë më shumë hapësira për të bërë punën e tyre", tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga