Tirana e para 3 viteve u ndërtua për të nisur një cikël të ri e të lavdishëm, i denjë për shtatin e klubit bardheblu. Në sezonin 2019-2020 klubi e nisi me shumë vështirësi duke zhgënjyer në rezultat e në lojë por me ardhjen e Emmanuel Egbo ekipi u fut me marshin e pestë duke fituar ndeshje pas ndeshje rradhazi e në fund duke ngritur lart trofeun e kampionit pas 11 viteve.
Sezonin e ardhshëm, Egbo do të largohej papritur dhe vendin e tij do e merrte Orges Shehi. Çuditërisht, yjet kampion tashmë ishin larguar si Muçi, Cale, Torassa, Ngoo, Doka dhe zëvëndësuesit e tyre nuk ishin të nivelit të duhur. Tirana atë vit dështoi të hynte madje edhe në kupat e Europës por sezonin pasardhës, Shehi arriti të rikthente skuadrën tek titulli kampion atëherë kur nuk mendohej.
Fjala cikël, duket se është keqkuptuar te klubi bardheblu pasi menjëherë pas fitimit të titullit, ekipi ndryshoi totalisht përsëri me lojtarët kryesor si Seferi, Xhixha, Totre, Toli,
Fjala cikël, duket se është keqkuptuar te klubi bardheblu pasi menjëherë pas fitimit të titullit, ekipi ndryshoi totalisht përsëri me lojtarët kryesor si Seferi, Xhixha, Totre, Toli, dy kapitenët Hoxhallari e Ismajlgeci që Shehi i nxorri maksimumin dhe sollën në arkën e klubit plot 1.4 milionë euro me largimin e tyre.
Tekniku durrsak i drejtohet “1 shekulli” te Tirana teksa i mbeten edhe 2 sfida për të kapur shifrën e 100 ndeshjeve në krye të pankinës me xhaketën e Tiranës. 55 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje, mbi të gjitha 2 trofe të fituar nën drejtimin e tij. Pavarësisht se sa herë “kthen kokën” sheh t’i largohen lojtarët një e nga një, nën urdhërat e tij Tirana po lufton ende për titullin kampion kundrejt një Partizani që ka 2 ekipe në skuadër.