
Tirana do të përballet me Teutën në javën e 14-të të “Abissnet Superiore”, takim që do të luhet në “Niko Dovana” duke nisur që nga ora 15:45. Bardheblutë vazhdojnë përgatitjet për duelin me durrsakët, por duket se mendjen e kanë te derbi me Partizanin, takim që luhet me 22 dhjetor.
Behiratce la fushën i dëmtuar ndaj Kastriotit dhe lojtari mban në ankth stafin drejtues. Por me shumë gjasa trajneri Orges Shehi nuk do ta përdorë “kartën” për Teutën duke mos dashur të rrezikojë, aktivizimi i tij në derbi është shumë i rëndësishëm, pasi është një nga mbrojtësit kryesore të kampionëve.
Poll