Fitore që vlen më shumë se 3 pikë për Tiranën e cila mposhti Kukësin 2-1 dhe merr e vetme kreun e Superiores. Pas ndeshjes, trajneri Orges Shehi dha intervistën e tij për mikrofonat e Oversport ku u shpreh kështu:
Jam i kënaqur nga ekipi, në këtë fazë duhet të jemi cinik. Ndeshjet janë të vështira sidomos kur luan i fundit dhe sytë janë të gjithë tek ty. Më vjen mirë për 3 pikët edhe pse rrezikuam duke futur Behiratchen në sulm për të kërkuar topat e gjatë.
2 ndeshje njësoj nuk ka, kjo ndeshje nuk hyn tek më të mirat por morëm rezultatin. Kemi probleme dëmtimesh. Abazaj po na ndihmon edhe pse nuk është as në 70% të kapacitetit. Të kesh lojtarë si Deliu, Patrick jashtë apo Abazajn jo në gjendje maksimale është e vështirë të bësh zëvëndësime kokë më kokë.
Janë ndeshje finale, edhe pse në disa momente kemi qenë me fat sepse kemi një portier të mrekullueshëm që na shpëton. Iku njëra tani fillon tjetra, unë nuk doja që të pësonim gol në goditje standarte pasi kundërshtari nuk po na bënte presion.