Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Optimizëm te Partizani, lojtarët besojnë te kalimi i raundit

Shkruar nga NEWSPORT
Optimizëm te Partizani, lojtarët besojnë te kalimi i raundit

Në stërvitjen e mbrëmshme në radhët e të kuqve është vënë re prania e të gjithë futbollistëve. Ndërsa tre prej tyre kanë vrapuar veçmas grupit dhe kanë kryer stërvitje nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor. Luca Bertoni, Idriz Batha dhe Lorenc Trashi kanë pasur probleme të lehta, por që shihen të kalueshme.

Sa iu përket lojtarëve të tjerë, harmonia është maksimale, ndërsa e presin me padurim sfidën e kthimit. Lojtarët e kuq në seancën e djeshme janë shprehur se kanë bindjen që do ta kalojnë këtë ndeshje me sukses. Pavarësisht rezultatit, i cili nuk është favorizues nga takimi i parë, mendojnë se do e kthejnë ne Salzburg.

Gjatë nisjes së stërvitjes nga bisedat mes futbollistëve dhe të pranishmëve janë dëgjuar këtu shprehje: "Nuk ua kemi frikën, në Elbasan në dominuam, pse jo, në Austri të luajmë kështu dhe të fitojmë. Presim të rikuperohen dhe këta çunat (të dëmtuarit) dhe jemi të bindur se mund të kualifikohemi. Si fillim nuk po mendojmë për 'play-off'", janë shprehur lojtarët e kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga