Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…

Shkruar nga NEWSPORT
OPINION/ Jepini Luizës 100 metra rrugë tani…

Nga Mentor Kikia

Besoj se i mori të gjitha vlerësimet, lëvdatat, himnizimet dhe mirënjohjet, për atë që është dhe atë që bëri.

Madhështore

Frymëzuese

Burim shprese

Model i punës dhe këmbënguljes

Luiza e ngriti më shumë se kushdo tjetër flamurin tonë dhe na bëri krenar, pa asnjë dyshim.

Tani unë them që ky vend i detyrohet Luizës edhe nje “honorar” të vogël për këtë nder.

Jepini 100 metra rruge, nga ato qe kushtojnë 25 milionë Euro një kilometër.

E di që do më akuzoni për materialist, por nuk jam i tillë. Nuk e kam matur asnjëherë punën time me vlerën reale të saj, pasi kam patur gjithmonë nje dozë idealizmi brenda.

Por Luiza nesër nuk do të vrapojë dot kaq shpejt dhe shteti do ta ndihmojë duke e punësuar si mësuese fizkulture në një gjimnaz.

Luiza do të hipë në urban për të shkuar në punë…

E di se do te thoni se s’kanë rëndesi paratë përpara lavdisë, nderit, kombit dhe flamurit. Por Luiza nuk meriton të jetoje si ne të tjerët, me sytë nga bankomati, ndaj unë them se 100 metra autostradë ajo i meriton nga ky vend.

Në fund të fundit, ajo po bën krenar një vend dhe nje popull, të cilit ata që bejnë këto austostradat dhe ata që i japin paratë atyre, ia kane zhytur kokën në gjiriz.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga