
Bylis do të luajë ndeshjen e javës së 4-të të Kategorisë Superiore ndaj Kukësit. Skuadra e drejtuar nga Dovedan vjen nga një fitore e thellë 0-3 në transfertë ndaj Skënderbeut. Ballshiotët do të kenë një mungesë të rëndësishme për sfidën ndaj Kukësit, por edhe për rreth 6 javë.
Bëhet fjalë për sulmuesi Antoni Beji i cili ka pësuar një dëmtim në gju dhe ditën e djeshme i është nënshtruar një operacioni i cili ka përfunduar me sukses. Sulmuesi do të mungojë rreth 6 javë dhe në këtë mënyrë Bylis humbet një lojtarët kryesor të skuadrës, pasi Antoni ishte një nga lojtarët kyç të sezonit të kaluar dhe këtë sezon pritet shumë nga ai.
Poll