
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi "zbulon" pronarin e vërtetë të makinës së blinduar me të cilën kryeministri Rama u largua nga Selia e PS, pas arrestimit jashtë saj të Vladimir Gjutës.
"Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!", shkruan Bardhi, ndërsa tregon se makina e
blinduar tip "Lincoln" amerikan është në pronësi të vëllait të Ramës, Olsi
Ramës, drejtor i përgjithshëm i klubit të Partizanit.
"Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara,
pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që
përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?", shkruan Bardhi.
Kujtojmë se, së fundmi në kuadër të planit të ri të masave të Policisë së
Shtetit të gjithë mjetet e blinduara pa dokumentacion përkatës sekuestrohen dhe
kalojnë në pronësi të shtetit.
POSTIMI I GAZMENT BARDHIT:
Çfarë fshihet pas TR 0370 T?!
Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, "Lincoln" e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.
Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?
Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!