Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Olivier Giroud pas fitores me Anglinë: E jashtëzakonshme, më kujton ndeshjen me Belgjikën në 2018-ën

Shkruar nga NEWSPORT
Olivier Giroud pas fitores me Anglinë: E jashtëzakonshme, më

Franca mposhti Anglinë 1-2 dhe avancoi në gjysëm-finalet e Botërorit ku e pret Maroku më 14 dhjetor. Goli i Olivier Giroud në minutën e 54’ i dha fitoren Gjelave me sulmuesin që shkon në kuotën e 53 golave, rekord francez. Në intervistën pas ndeshjes, ai ka krahasuar këtë fitore me atë ndaj Belgjikës në Botërorin e 2018-ës.

“Është e jashtëzakonshme. Punuam shumë mirë defensivisht, më kujton ndeshjen me Belgjikën në 2018-ën. Lloris priti penalltinë dhe në fund und të ishim më të rrezikshëm. E dija që do të shënoja sërish. Griezmann më dha një top të shkëlqyer. Është fantastike për ekipin. Sonte ishte një ndeshje e madhe, e dinim që Anglia ka potencial.

Bëmë një ndeshje solide, lojë ekipore me shumë altruizëm. Provuam të ishim të rrezikshëm në kundërsulme. E kishim të vendosur në mendje. Jam shumë krenar për këtë ekip, shpresoj të shkojmë sa më larg të jetë e mundur.”- u shpreh Giroud.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga