Ish-sulmuesi i njohur i Milanit dhe Gjermanisë, Olivier Bierhof, ka folur për kampionatin europian, skuadrën e tij dhe rivalët. Ai ka theksuar se Gjermania e tanishme është mjaft e fortë dhe mbi të gjitha rezultative, ndaj dhe e parashikon në finale. Por ai flet edhe për një përplasje të mundshme me Italinë në çerekfinale: “Do të më pëlqente të luanim me Italinë dhe të hakmerreshim për humbjen në Kupën e Botës në shtëpinë tonë. Më pëlqejnë sfida të tilla, ku duhet të jesh i përqendruar dhe i saktë. Italia më duket një skuadër mjaft solide edhe e orientuar drejt”, - ka thënë Olivier Bierhof për shtypin italian.
Poll