
Dje në mëngjes dukej se gjithçka ishte pranë përfundimit, por nuk është kështu. Olivier Giroud s’do t’i bashkohet Interit. Sulmuesi francez do të vijojë të jetë edhe për një sezon pjesë e Chelsea-it, pasi anglezët kanë ekzekutuar zgjatjen e kontratës me 1 vit. Kështu që ai është i detyruar të qëndrojë në Londër deri në qershor të vitit 2021.
Inter shpresonte ta merrte me parametër 0 për ta pasur si zëvendësues të Lukakut, mirëpo është Gianluza di Marzio që raporton: “Po ashtu si në janar, Interi me sa duket edhe kësaj radhe duhet të dorëzohet për sa i përket francezit Oliver Giroud. Chelsea kështu nuk lëshon asnjë centimetër për të dhe kërkon rreth 10 milionë euro në këmbim për të tani. Një shifër kjo e lartë për një 33 vjeç dhe që nuk hyn si kosto operacioni në parametrat zikaltër”.