
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka treguar për mediat spanjolle për eksperiencën e tij si trajner i Shqipërisë. Tekniku brazilian kërkon kualifikimin në Europianin që do të zhvillohet në Gjermani.
Ndërkohë ai ka folur për “Radio Marca”, braziliani tregon që synimi i tij është të marrë maksimumin nga kjo eksperiencë.
ARDHJA TEK SHQIPËRIA - “Presidenti i FSHF, Armand Duka më tha se ekzistonte një mundësi për të qenë unë trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Gjërat po shkojnë shumë mirë dëri më tani, kemi marrë rezultate të mira dhe jemi pozitivë për atë ardhmen”.
EKSPERIENCA – “Tite më ka mësuar shumë në kohën kur isha me të tek Brazili. Është ndryshe drejtimi i një klubi nga kombëtarja. Në kombëtare duhe t’i takosh lojtarët dhe t’i ndjekësh në çdo moment. Ka shumë takimë”.
KOMUNIKIMI ME LOJTARËT – “Komunikimi im më lojtarët është e lehtë pasi ata flasin anglisht ose italisht. Lojtarët tashmë janë shumë të mirë dhe luajnë në nivele të larta. Jemi pjesë e një grupi të vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian”.
ORGANIKA – “Jam shumë i lumtur pasi lojtarët e mi janë të fortë. Por është mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve. I kemi të gjitha kushtet, palestër, fusha të reja futbolli.
STAFI TEKNIK – “Unë punoj me Zabaletën, Dorivën dhe 5 persona të tjerë. Pra jemi shqiptarë, brazilian dhe argjentinas dhe jemi një staf i kompletuar. Trajnerët e mëparshëm të Shqipërisë kanë bërë një punë të mirë dhe e vlerësoj”, është shprehur Sylvinho për mediat spanjolle.