
Flamurtari ka denoncuar në komisariatin e policisë së Vlorës delegatin e FSHF-së, Bujar Pregjën. Klubi vlonjat akuzon ish-arbitrin e njohur për nxitje dhune, prishje të rendit publik si dhe fyerje të tifozërisë vlonjate.
Me një postim në faqen zyrtare në rrjete sociale, Zyra për Shtyp e klubit njofton publikun e gjerë për këtë denoncim.
Prej kohësh ekziston tensioni mes kuqezinjve sa i përket vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjet e tyre e cila duket se ka prekur kulmin ditën e sotme. Kujtojmë se Flamurtari fitoi ditën e sotme përballë Korabit me rezultatin 2-0 në shtëpi.
Poll