
Arbër Abilaliaj ka qenë një nga sulmuesit që ka luajtur në Kategorinë Superiore me skuadra elitare. Dëmtimet e shumta bën që të mos luante shumë kohë dhe tani është në rolin e menaxherit. Në një lidhje me “Fan Zone”, Abilaliaj foli për merkaton e verës, por edhe për karrierën e tij si lojtar.
“Gjendja ekonomike do të ndikojë në këtë merkato. Klubet mundohen për të marrë lojtarë, por do të jetë merkato elastike kjo e 2020 pasi edhe kriza do të ndikojë.
E vetmja gjë e mirë që ka bërë Tirana është që ka marrë disa lojtarë nga mosha në ekipet e moshave. Futbolli i moshave ka shumë probleme dhe mendoj se duhet të ketë më shumë vëmendje.
Është e vështirë të vazhdohet futboll kështu duke dëgjuar çdo ditë që lojtarët kanë probleme me pagat si përshembull te Vllaznia. Nuk mund të vazhdohet me menaxhim nga Bashkia, por duhet ligji i sportit dhe privatizimet që të ecim përpara.
Goli në finalen e Kupës ndaj Kukësit ka qenë më i rëndësishme në karrierën time. Jam rritur te Flamurtari dhe ishte një rikthim pas 10 vitesh. E ndjeja si detyrim të bëja diçka të mrië dhe fituam Kupën pasi kishim edhe një grup fantastik”.
Rasti i humbur ndaj Dinamos? “Isha një 19 vjeçar i ngarkuar dhe jo në qetësin e duhur. Mendoj se mungesa e eksperiencës ka ndikuar, por edhe raportin jo të mirë që kisha me trajnerin e asaj kohe’.
Tirana apo Partizani? “Nuk do të zgjidhja njërën skuadër apo tjetrën. Kam luajtur për 4 vite te Partizani dhe u rrita si lojtar. Kam luajtur më pak te Tirana dhe jam ndier shumë mirë, madje kam fituar edhe një Superkupë”.