
Ditën e djeshme Kukësi ka luajtur një ndeshje miqësore kundër Sopotit, takim i fituar me rezultatin 3-0 nga ana e verilindorëve. Ajo që ra në sy ishte loja e mirë e të besuarve të Orges Shehit që vunë diktatin që në minutat e para të takimit.
Vasil Shkurtaj dhe sulmuesi afrikan Kuper ishin autorët e golave. Shkurtaj nuk ka pranuar rinovimin, por me dy golat e djeshëm ka mrekulluar stafin teknik, por edhe drejtuesit. Nga ana tjetër në formë mjaft të mirë u paraqit edhe Kristal Abazaj.
“Raketa” e linjës s’u përmbajt aspak duke qenë njeriu “asist” për Kukësin. Në këtë provë gjenerale para fillimit të kampionatit, trajneri Shehi ka mbetur i kënaqur nga performanca e të tijve. Në kampin verilindor janë optimistë për rinisjen e kampionatit ku të gjithë janë të bindur se mund të arrihet Tirana e vendit të parë, edhe pse është 9 pikë para.