
Kukësi nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Verilindorët nuk njohin fitore në 5 ndeshjet e fundit dhe sfida e radhës do të jetë ndaj Vllaznisë kryesuese. Në një prononcim për "Vizion Plus", ka folur edhe drejtori sportiv I skuadrës, Nderim Nexhipi. Në fjalën e tij, Nexhipi u shpreh se Kukësi do të prezantojë lojtarë para ditës së premte, që është edhe dita e ndeshjes ndaj Vllaznisë. Në fund drejtori i klubit verilindorë foli edhe obejtivin e titullit kampion duke theksuar se Kukësi nuk dorëzohet deri në fund.
"Kemi pasur një ecuri shumë të dobët pasi kemi 5 ndeshje që nuk fitojmë. Shpresojmë dhe po tentojmë ta kalojmë këtë situatë me ndeshjen e së premtes pasi në grupin që kemi mendojmë që mund t'ia dalim. Këto ndeshje nuk kanë shkuar siç kemi dashur, por ekipi po përgatitet për ndeshjen e radhës e shpresojmë të kthejmë situatën".
Merkato? "Në merkaton e janarit do të përforcohemi dhe jemi në negociata me disa lojtarë. Kemi nevojë për përforcime dhe besojmë se do afrojmë lojtarë aty ku kemi nevojë e shpresoj që shumë shpejt ata të bashkohen me skuadrën. Nuk mund të them emra konkret, por para ditës së premte besoj se do të ketë prezantime. Do të ketë afrime edhe nga Superliga, por edhe nga jashtë vendit".
Sfida ndaj Vllaznisë? "Vllaznia është surpriza e kampionatit dhe kanë ecuri shumë të mirë. Në ndeshjen e parë kemi treguar që jemi gati të fitojmë ndaj çdo skuadre dhe po përgatitemi për këtë takim. Kemi shumë potencial dhe kualitet në skuadër dhe shpresojmë që me fitore të premten të rikthehemi te rezultatet pozitive".
Barazimi? "Unë personalisht nuk do të kënaqesha me një barazim pasi duhet të fillojmë të marrim 3 pikë. Edhe lojtarët janë me të njëjtin mendim për të dal me 3 pikë nga ky takim".
Titulli? "Kukësi gjithmonë kërkon titullin dhe pse Vllaznia është larg. Ne sezonin e kaluar ishim kaq pikë larg Tiranës dhe dihet si u mbyll sezoni. Kampionati është akoma I gjatë dhe ka shumë pikë në lojë dhe çdo gjë është e hapur për titullin kampion dhe për vendet në Europë.