Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Nuk kam skuadër vetëm për Europë”, trajneri i TEUTËS në delir: Jemi të bindur për potencialin tonë!

Shkruar nga NEWSPORT

Edi Martini është optimist për rifillimin e sezonit. Trajneri i Teutës, publikisht deklaron se potenciali i organikës së tij s’është vetëm për Europë, por për të arritur edhe vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Trajneri shkodran është i bindur në cilësitë e lojtarëve të tij, ndërsa s’harron të përmendë edhe gabimet e skuadrës përgjatë kohës që ai drejton “Djemtë e Detit”.

“Po rifillon kampionati dhe ndihemi më të motivuar se kurrë për të arritur objektivat tona. Duam të sigurojmë një vend në Kupat e Europës, pavarësisht se unë dhe mendojmë se duhet të luftojmë për të arritur vendin e dytë. Personalisht mendoj se është i arritshëm ky objektiv.

Normalisht që 2 barazimet me Vlorën dhe Luftëtarin na i kanë zbehur lojërat shumë të mira që kemi bërë. Kemi grumbulluar 19 pikë në 10 ndeshje nën drejtimin tim dhe mund të dhe duhet të kishim bërë më mirë, por besoj te lojtarët, besoj tek ekipi, besoj tek tifozët durrsakë që të gjithë bashkë do ia dalim. Forca Teuta”, shkruan trajneri Edi Martini në faqen e tij në facebook.

Kujtojmë që Teuta gjendet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit, 4 më pak se Kukësi i vendit të dytë.

Postimi i Edi Martinit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga