Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk ka ndodhur kurrë më parë", Bulku: Kemi aktivizuar 10 lojtarë të rinj, nuk është e lehtë të luash për Kombëtaren

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk ka ndodhur kurrë më parë", Bulku: Kemi aktivizuar

Shqipëria nuk arriti të fitonte në dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Kuqezinjtë barazuan në të dyja sfidat 0-0 duke humbur mundësinë për të kaluar në vendin e parë. I ftuar në emisionin "Pressing", zv.trajneri i Kombëtares, Ervin Bulku është shprehur se në Kombëtare janë ftuar plot 10 lojtarë të rinj dhe trajneri Reja I ka idetë të qarta për kualifikueset e Euro 2024.

"Gati për Euro 2024? Po punojmë fort për dy ndeshjet e radhës, po i vëzhgojmë të gjithë lojtarët. E kemi një panoramë, trajneri i ka më të qarta idetë. Na presin dy ndeshje të vështira, më pas duke parë dhe duke ecur përpara.

Ju dhamë besim lojtarëve të rinj, kemi aktivizuar plot 10 lojtarë të rinj. Presion? Nuk është e lehtë të luash me kombëtaren. Kemi ftuar një lojtar 17-vjeçar, një 19-vjeçar luan dy ndeshje si titullar, kjo nuk ka ndodhur më parë.

Në ekip ke më shumë kohë të punosh, te kombëtarja tre ditë janë për të punuar. Disa lojtarë vijnë të dielën, të tjerë të hënën, nuk ka kohë të madhe për të punuar.  Shpresojmë që lojtarët të luajnë sa më shumë në ekipet e tyre, diçka e tillë përmirëson gjithçka.

Lojtarët me peshë? Të gjithë janë të rëndësishëm, sidomos ata që kanë më shumë ndeshje. Penalltia? Reagimi ishte i të gjithëve, ishte penallti. Dora nuk është në pozicion natyral, ishte penallti e pastër. Reja është një tip i qetë dhe i mrekullueshëm, e ndjen shumë futbollin", deklaron Bulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga