
Gjergji Muzaka ka folur për karrierën e tij. Ish-futbollisti i Partizanit, Tiranës, Flamurtarit, Skënderbeut dhe Kombëtares kuqezi ka "varur këpucët në gozhdë", ndërsa për gazetaren Sidorela Gjoni ka theksuar se nuk e ndan dot Partizanin me Tiranën.
Për Muzakën, në kohën e tij te bardheblutë, Tirana ishte Real Madridi dhe të gjithë kishin dëshirë të shkonin të luanin atje.
"Tirana apo Partizani: Është shumë e vështirë për të dalluar njërën nga tjetra sepse Partizani është klubi që më ka rritur dhe më ka dhënë gjithçka, më formoi si futbollist, si profesionist dhe më pas shkova te një klub që kisha kënaqësi që të luaja.
Le të themi se në atë periudhë kur unë kam luajtur futboll, Tirana shihej si skuadra ,po themi si Reali i kampionatit shqiptar, që të gjithë donin të shkonin të luanin njëherë aty, kështu që të dyja i kam të pandara", tha Muzaka mes të tjerash.