Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk ka kohë për pushim për durrsakët, ekipi i Edi MARTINIT i kthehet stërvitjes në “Niko Dovana”

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka kohë për pushim për durrsakët, ekipi i Edi MARTINIT i

Ekipi i Teutës ka rinisur pasditen e sotme stërvitjen në fushën stërvitore në aneksin e “Niko Dovanës”. Durrsakët ju kthyen seancave stërvitore pas dy ditëve pushim, kjo për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. Megjithatë Edi Martini nuk ka dashur të humbi kohë po i ka kthyer të besuarit e tij në stërvitjen e fortë me ushtrime fizike.

Ndeshjet tani bëhen “malore” për Teutën sepse luhet fundi i sezonit. Ata kanë ende mundësi të luftojnë për një vend në kupat e europës prandaj Martini do të shfrytëzojë këto ditë pushimi nga futbolli i Superligës për të riorganizuar skuadrën e tij dhe skemat e lojës.

Gjithë grupi ka qenë i plotë sot me seancën që ka vijuar normalisht dhe me ushtrime fizike. Takimin e ardhshëm Teuta do ta ketë në shtëpi përballë kryesuesve të Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga