
Është zyrtare axhenda për derbin e kryeqytetit. Të hënën në orën 18:00, do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” përballja numër tre për këtë sezon mes Partizanit dhe Tiranës. Ndryshe nga sa është shkruar sot në mediat sportive, axhenda për këtë takim është paracaktuar dhe nuk ka asnjë shans të ndryshoj asgjë për të.
Java e 22-të e Superligës do të luhet të dielën ndërkohë që të hënën derbi do të jetë takimi përmbyllës për të.
Poll