Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk janë militantë partie, JO! Janë ata tifozët e mrekullueshëm, që paturpësisht i keni privuar nga skuadra e zemrës

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk janë militantë partie, JO! Janë ata tifozët e

Dikur Elbasani shkëlqente, luftonte dhe arrinte të fitonte dhe tituj kampion. Sot, ekipi verdheblu, skuadra që numëronte mijëra tifozë është drejt zhdukjes.

Futbolli është ndalur, ndërsa për ekipet që i kanë dhënë ton kampionatit shqiptar s’po pyetet më. Mjafton të shohësh një foto në rrjetet sociale të postuara nga menaxheri Andi Matraxhiu dhe arrin të kuptosh dashurinë elbasanase për futbollin.

“Sigurisht nuk janë militantë partiak, të mbledhur sipas interesave. Janë ata, tifozët e mrekullueshëm verdheblu, të cilët paturpësisht i keni privuar nga skuadra e zemrës.

Por, shumë shpejt do të kuptoni se nëse dashuria juaj për skuadrën kurrë s’ka ekzistuar, e jona nuk është fasadë fushatash elektorale dhe kurrë s’ka për të përfunduar. Durimi është për fituesit, mashtrimi për humbësit…”, shkruan Matraxhiu duke përshkruar gjendjen e futbollit në Shqipëri.

Verdheblutë janë me një këmbë në Kategorinë e Dytë pasi gjenden në vendin e fundit të Grupit B me 13 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga