Spanja u mposht në një ndeshjen e fundit nga Japonia 1-2 me përmbysje por iberikët u kualifikuan me ndihmën e golavarazhit dhe mbyllin grupin në vendin e dytë. Pavarësisht se nuk arritën vendin e parë, rruga drejt finales është më e lehtë në letër kështu pasi La Rojan e pret Maroku në fazën tjetër e jo Kroacia, gjithashtu shmangin një përballje të mundshme me Brazilin në cerekfinale. Pas ndeshjes, trajneri Enrique foli për mediat.
“Në futboll nuk ka anë të mira apo të këqija por ka merita dhe unë nuk jam i gëzuar, për asgjë. Doja vendin e parë në grup por Japonia shënoi dy gola në 5 minuta dhe brenda 10 minutave na hodhën në erë planet. E filluam shumë mirë, shënuam dhe nuk rrezikuam në mbrojtje. Me fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe kolapsi, S’ka asgjë për të festuar. Nëse Japonia do dotne të shënonte edhe dy të tjera, do ta bënte.
Nuk e dija se Kosta Rika na kishte eleminuar për ato 5 minuta sa ishte në avantazh. Isha i fokusuar te loja jonë dhe nuk po spekuloja. Nëse do e dija do pësoj arrest kardiak. Goli i dytë i Japonisë? E kam parë foton por duhet të jatë fallso, nuk mund të jetë ajo foto reale, duhet të jetë me photoshop.”