Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk ishte titullar ndaj ISLANDËS, FSHF i shkruan Mavrajt në Facebook (MESAZHI)

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ishte titullar ndaj ISLANDËS, FSHF i shkruan Mavrajt në Facebook

Edi Reja ka debutuar me shumë bujë me kombëtaren shqiptare të futbollit. Italiani ishte në stolin e kuqezinjve në takimin e djeshëm, të humbur me shifrat 1-0 në transfertën e Reykjavikut ndaj Islandës.

Emra të rinj në përbërje çuditën jo pak opininon sportiv në vend, me Rejën që la jashtë edhe një nga futbollistët më ekspert në kombëtare. Kjo jo për shkak të tij, por Mërgim Mavraj ishte i pezulluar, pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve. Kjo i kushtoi shtrenjtë, pasi nuk mund të ishte i grumbulluar në këtë eliminatore të qershorit, pikërisht ndaj Islandës dhe Moldavisë të martën e ardhshme.

Por kjo nuk ka ndikuar aspak te FSHF, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale ka uruar Mavrajn për ditëlindje. Ditën e sotme, gjiganti i Ingolstadt feston ditëlindjen e tij të 33-të dhe FSHF ka një mesazh për Mavraj:

"Gëzuar ditëlindjen e 33-të Mërgim Mavraj. U bëfsh 100 vjeç!"-shkruan faqja zyrtare e FSHF.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga