
Futbolli është ndalur prej muajsh tanimë në shumicën e vendeve evropiane, mirëpo Bjellorusia bën përjashtim. Në këtë shtet aktivitetet sportive janë duke u zhvilluar normalisht, megjithëse numri i të prekurve me covid-19 e kalon shifrën e 22 mijëve, ndërsa fatkeqësisht 126 prej tyre kanë ndërruar jetë.
Dy ish-futbollistët e Kombëtares kuqezi, Elis Bakaj dhe Azdren Llullaku aktivizohen në këtë kampionat, me kryeqytetasin e Dynamo Brest që do të mungojë gjatë si shkak i një dëmtimi. Nga ana tjetër, Llullaku që mban veshur fanellën e Shakhter Soligorsk është rikthyer nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm sot në 15:00, në transfertën ndaj FK Vitebsk.
Poll