Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk e meritonim humbjen", trajneri i Kombëtares analizon ndeshjen ndaj Polonisë: Luajtëm për 3 pikë, por rezistuam për 65 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e meritonim humbjen", trajneri i Kombëtares analizon

Shqipëria pësoi një humbje të hidhur 0-1 nga Polonia në shtëpi. Një disfatë që I nxjerr jashtë nga gara kuqezinjtë për një vend në "Play Off" e Kupës së Botës. Në fund të ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edy Reja u shpreh se Shqipëria nuk e meritonte këtë humbje edhe pse kishin shumë mungesa.

Goli i pësuar? "Kishim pak rënie fizike në atë pikë dhe po ulnim ritmin, ndërsa ata ishin më të freskët. Po flisja me Baren pasi kishte probleme fizike dhe mund ta kisha zëvendësuar më shpejtë. Mendoj se nuk e meritonim këtë humbje pasi bëmë një ndeshje. Kishim mungesa dhe unë nuk mund të them që lojtarët që luajtën janë titullarë, por jemi penalizuar edhe nga mungesat sot".

Mungesat? "Ky është një grup prej 23 lojtarësh. Sot ishte ndeshje shumë e rëndësishme. Dua të falenderoj tifozët që ishin në stadium pasi ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe ia vlente që ne të lufotnim deri në fund. Kemi bërë paraqitje të mirë, por na mungonin 6-7 dhe kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme dhe duhet të kishim alternativa në stol.

3 gola nga Polonia njësoj? "Ishte një gabim dhe nuk mund të pësosh gola të tilla. Nëse do të kishim barazuar do të ishte rezultat i drejtë pasi e meritonim. Goli ishte një gabim në mbrojtje që nuk duhej bërë, pasimi I lojtarit të Polonisë ishte I shkëlqyer dhe ne duhet të markonim çod sulmues pasi ishim të vendosur mirë. Kishte edhe disa gabime individuale dhe nuk dua të fajsoj askëndë, por janë gjëra që duhen përmirësuar".

Sot luajtët për fitore? "Më vjen keq që bëhen diskutime të tilla duke parë edhe mundësitë që kishim sot në stol. Bëmë maksimumin për të marrë 3 pikë, hodha në fushë Brojën për të fituar. Kishim aksione shumë të mirë, por luanim ndaj Polonisë që ka lojtarë shumë cilësorë dhe e mbajtën ritmin për 90 minuta, ndërsa ne për 65 minuta. Kisha disa mungesa në mesfushë dhe nuk duhet të gjëjmë gjilpërën në kashtë, por duhet të përmirësojmë gabimet që kemi bërë. Jemi të aftë për të synuar deri në fund", u shpreh Reja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga